YMCA Logo YMCA Logo

LEGJISLACIONI

YMCA Logo

Kushtetuta e Kosovës

Është akti më i lartë juridik në vend i cili pikërisht në kapitullin II dhe III liston disa nga të drejtat bazike të çdo personi. Përveç Kushtetutës, të drejtat dhe liritë themelore janë paraparë edhe me ligje dhe akte nënligjore në Kosovë dhe të gjitha ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën. Kushtetuta e Kosovës gjithashtu përcakton se të drejtat dhe liritë e njeriut të cilat janë të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare zbatohen drejtpërdrejt në Kosovë.

YMCA Logo

Barazia para ligjit

Nënkupton që çdokush gëzon të drejtën e barabartë për mbrojtje ligjore dhe para ligjit çdo person është i njëjtë pa asnjë lloj të diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Diskriminimi nënkupton çfarëdo forme të kufizimit, përjashtimit, dallimit ose refuzimit të të drejtave të barabarta.

YMCA Logo

E drejta për jetë

Është një e drejtë absolute e njeriut dhe asnjë e drejtë tjetër nuk do të kishte vlerë nëse e drejta për jetë do të cënohej. Në Republikën e Kosovës themi që e drejta për jetë është absolute për arsye se është i ndaluar dënimi me vdekje, askush nuk ka të drejtë t'ia marrë tjetrit jetën. Poashtu e drejta e lirisë dhe e sigurisë është e garantuar dhe nënkupton se askujt nuk mund t’i mohohet liria, me përjashtim të disa rasteve, për shembull kur personi është duke e mbajtur dënimin me burgim.

PROKURORIA

Prokuroria e Shtetit është institucion i pavarur dhe i paanshëm i cili është përgjegjës për ndjekjen e personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale si dhe për përfaqësimin e akuzave në gjyq në emër të shtetit.
Prokurorët detyrat e tyre duhet ti ushtrojnë gjithmonë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Emërimi i prokurorëve të shtetit bëhen nga Presidenti i Republikës të propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

AVOKATI I POPULLIT

Avokati i Popullit është një institucion i pavarur në Republikën e Kosovës i cili ka për detyrë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individëve si dhe parandalimin e torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese.
Në rast se ndonjë autoritet publik me ndonjë veprim apo mosveprim cënon ndonjë të drejtë apo liri tuajën themelore, ju keni të drejtë ti drejtoheni Institucionit të Avokatit të Popullit. Institucioni i Avokatit të Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij apo me vetë-inciativë.

NDARJA E PUSHTETEVE

YMCA Logo

Pushteti legjislativ

Pushteti legjislativ ushtrohet nga Kuvendi/Parlamenti. Pjesë e pushtetit legjislativ janë Kryetari i Kuvendit (i cili zgjidhet nga deputetët), Nënkryetarët si dhe Deputetët (të zgjedhur me votë). Kuvendi i Kosovës (pushteti legjislativ) përbëhet nga 120 deputetë, 20 prej të cilëve i takojnë komuniteteve jo-shumicë. Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandatë 4 vjecar.

YMCA Logo

Pushteti ekzekutiv

Pushtetit ekzekutiv përbëhet nga një tërësi organesh qëndrore apo vendore, në krye të të cilave qëndron qeveria si organ kushtetues. Qeveria përbëhet nga kryeministri, zv.kryeministri dhe ministrat, të gjithë organe kushtetuese. Ajo kryesohet nga kryeministri kurse ministrat qëndrojnë në krye të udhëheqjes së tyre të ministrive përkatese. Qeveria i ekzekuton ligjet e miratuara nga Kuvendi (pushteti legjislativ). Qeveria e Kosovës ka mandatë 4 vjecar.

YMCA Logo

Pushteti gjyqësor

Kompetencat e pushtetit gjyqësor i bartin tri (3) shkallët e gjykatave: Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë, ato gjenden në shtatë (7) rajone të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. Gjykata e Apelit gjendet në Prishtinë dhe mbulon tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjykata Supreme është instanca më e lartë gjyqësore në Republikën e Kosovës dhe përfshinë tërë territorin e Kosovës.

KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion i pavarur i cili ka për detyrë të sigurojë pavarësinë, profesionalizmin dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor, si dhe të siguroj që gjykatat janë të drejta, apolitike dhe të qasshme për qytetarët, respektojnë parimin e mosdiskriminimit si dhe të drejtat e njeriut dhe të barazisë gjinore të garantuara me Kushtetutë dhe akte ligjore.
Këshilli Gjyqësor i propozon Presidentit emërimin, riemërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve si dhe të kryetarit të Gjykatës Supreme dhe të Apelit.

GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është institucion i pavarur i cili është kompetent për interpretimin e Kushtetutës, si akti më i lartë juridik i një shteti. Kjo gjykatë siguron që institucionet e vendit të funksionojnë në pajtim me Kushtetutën, si dhe garanton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive individuale të garantuara me Kushtetutë.
Palët e autorizuara për të ngritur çështje pranë Gjykatës Kushtetuese janë: Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Kosovës, Qeveria, komunat, 10 e më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës (siç është përcaktuar me Kushtetutë), Kryetari i Kuvendit të Kosovës, gjykatat, si dhe personat fizikë dhe juridik.

Municipality of Gjakova logo in a slider
Austrian Development Agency logo in a slider
Netherlands logo in a slider
YMCA logo in a slider
Unicef logo in a slider
Municipality of Gjakova logo in a slider
Austrian Development Agency logo in a slider
Netherlands logo in a slider
YMCA logo in a slider
Unicef logo in a slider
Municipality of Gjakova logo in a slider
Austrian Development Agency logo in a slider
Netherlands logo in a slider
YMCA logo in a slider
Unicef logo in a slider
Municipality of Gjakova logo in a slider
Austrian Development Agency logo in a slider
Netherlands logo in a slider
YMCA logo in a slider
Unicef logo in a slider