Është akti më i lartë juridik në vend i cili pikërisht në kapitullin II dhe III liston disa nga të drejtat bazike të çdo personi. Përveç Kushtetutës, të drejtat dhe liritë themelore janë paraparë edhe me ligje dhe akte nënligjore në Kosovë dhe të gjitha ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën. Kushtetuta e Kosovës gjithashtu përcakton se të drejtat dhe liritë e njeriut të cilat janë të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare zbatohen drejtpërdrejt në Kosovë.
Nënkupton që çdokush gëzon të drejtën e barabartë për mbrojtje ligjore dhe para ligjit çdo person është i njëjtë pa asnjë lloj të diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Diskriminimi nënkupton çfarëdo forme të kufizimit, përjashtimit, dallimit ose refuzimit të të drejtave të barabarta.
Është një e drejtë absolute e njeriut dhe asnjë e drejtë tjetër nuk do të kishte vlerë nëse e drejta për jetë do të cënohej. Në Republikën e Kosovës themi që e drejta për jetë është absolute për arsye se është i ndaluar dënimi me vdekje, askush nuk ka të drejtë t'ia marrë tjetrit jetën. Poashtu e drejta e lirisë dhe e sigurisë është e garantuar dhe nënkupton se askujt nuk mund t’i mohohet liria, me përjashtim të disa rasteve, për shembull kur personi është duke e mbajtur dënimin me burgim.
Nënkupton që secili person i cili gjendet në një shtet legalisht, ka të drejtë të lëvizë lirisht brenda atij shteti, të zgjedhë ku të banojë apo të braktisë atë shtet dhe të kthehet në vendin e vet. Në mënyrë që të lëvizin lirshëm personat duhet të kenë dokumentet adekuate të udhëtimit.
Kushtetuta e Kosovës garanton dhe mbron të drejtat e fëmijës duke përcaktuar se fëmijët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes dhe të kujdesit të domosdoshëm për mirëqenien e tyre. Fëmijët e lindur jashtë martesës janë plotësisht të barabartë sa i përket të drejtave të tyre me ata të lindur në martesë.
Dinjiteti në thelb nënkupton që secili ka të drejtë që të respektohet për vlerat dhe personalitetin e vet dhe kjo e drejtë nuk mund të shmanget në asnjë mënyrë. Kjo do të thotë se e drejta e dinjitetit duhet të ruhet edhe gjatë arrestimit apo edhe gjatë mbajtjes së dënimit.
Pushteti legjislativ ushtrohet nga Kuvendi/Parlamenti. Pjesë e pushtetit legjislativ janë Kryetari i Kuvendit (i cili zgjidhet nga deputetët), Nënkryetarët si dhe Deputetët (të zgjedhur me votë). Kuvendi i Kosovës (pushteti legjislativ) përbëhet nga 120 deputetë, 20 prej të cilëve i takojnë komuniteteve jo-shumicë. Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandatë 4 vjecar.
Pushtetit ekzekutiv përbëhet nga një tërësi organesh qëndrore apo vendore, në krye të të cilave qëndron qeveria si organ kushtetues. Qeveria përbëhet nga kryeministri, zv.kryeministri dhe ministrat, të gjithë organe kushtetuese. Ajo kryesohet nga kryeministri kurse ministrat qëndrojnë në krye të udhëheqjes së tyre të ministrive përkatese. Qeveria i ekzekuton ligjet e miratuara nga Kuvendi (pushteti legjislativ). Qeveria e Kosovës ka mandatë 4 vjecar.
Kompetencat e pushtetit gjyqësor i bartin tri (3) shkallët e gjykatave: Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë, ato gjenden në shtatë (7) rajone të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. Gjykata e Apelit gjendet në Prishtinë dhe mbulon tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjykata Supreme është instanca më e lartë gjyqësore në Republikën e Kosovës dhe përfshinë tërë territorin e Kosovës.